Flash News

E-TJERA

Atentat te Liqeni i Thatë, në shënjestër administratori i një shkolle private në Tiranë

Atentat te Liqeni i Thatë, në shënjestër administratori i
Foto Ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në zonën e mbikalimit te Liqeni i Thatë. Mësohet se është qëlluar drejt një makine dhe nuk ka të lënduar.

Sipas detajeve që sjell policia nga ngjarja, shënjestër e atentatit ka qenë administratori i shkollës private “Willson”, L. M 63 vjeç.

Dyshohet se një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të L. M dhe më pas është larguar në këmbë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Të fundit