Flash News

E-TJERA

Prostitucion, vjedhje dhe trafikim narkotikësh, OFL në Tiranë

Prostitucion, vjedhje dhe trafikim narkotikësh, OFL në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër shtetasve nga Tirana të dënuar për prostitucion, trafikim narkotikësh dhe vjedhje.

OFL i ka dërguar formularët shtetasve:

Bashkim (Kosta) Mëllugja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Urim Picari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Naim Lataj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bledar Stafuka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit