Flash News
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Plas sherri brenda Rilindjes/ Rama urdhëron deputetët dhe partinë: Bëni kujdes, mos u bëni lajm
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij

Elsa Demo është gazetare, përkthyese dhe autore e emisionit “Artes” në Televizonin publik shqiptar
“Adelaida”- Adrian Bravi
Nëse dhimbja dëmton rëndë kujtesën, a mund të zhbëjë edhe vetë dhimbjen, duke e kthyer njeriun në asgjë?. “Adelaida” shkruar nga Adrian Bravi, një libërth për fatin e një artisteje, e një nëne, nga njëri fashizëm në tjetrin, më kujtoi histori të pashkruara për gra si Safo Marko dhe Edi Luarasi. Më befasoi ky roman dokumentar midis 12 finalistëve të Çmimit Strega 2024.
“L’età fragile” - Donatella Di Pietrantonio
“L’età fragile” i Donatella Di Pietrantonio-s (fituesja e “Strega 2024”) është shkruar me një frymë ku të treguarit dhe të kuptuarit janë anë e së njëjtës gjë. Janë histori gruaje në disa breza që provojnë se, progresi gjithnjë do ketë nevojë t’i kthejë sytë nga epokat kur bota ka qenë më në kontroll, por e egër si sot. Që në faqet e para e ndjen se Di Pietrantonio e ka në gjak të shkruarit. (Në ditën e Krishtlindjes vura re se romani qenka përkthyer kaq shpejt në shqip.)
“Jetë burgu” – Fatos Lubonja
Dy vite pas botimit të “Jetë burgu”, përmbledhjen me tregime të Fatos Lubonjës vazhdoj ta sugjeroj për cilindo që është duke kërkuar të lexojë nga autorë shqiptarë diçka të vërtetë dhe tronditëse, që të rikthen në jetë. Pavarësisht se merret me burgun dhe çmendinën brenda tij, ky libër lexohet paralelisht si hapësirë lirie dhe shenjtërie.
“Përrallëtarët e gjuhës shqipe” - Ardian Vehbiu
Me “Përrallëtarët e gjuhës shqipe”, Ardian Vehbiu përmbush disa të mira për shëndetin e të menduarit në mënyrë kritike. Ai analizon natyrën e krizës që buron nga humbja e besimit të shqiptarëve te njëri-tjetri dhe tek elitat. Ai demonton të menduarit mitoman për gjuhën shqipe, sport popullor ky në ekrane dhe rrjete sociale. Me mbrojtjen koherente të kësaj kauze, Vehbiu ofron një vaksinë kundër mosarsyes.
“Lenini - Anatomia e një vrasësi” - Curzio Malaparte
Një mbrëmje para se të shkonte në operën e Parisit, Lenini i bëri mikut të tij, Trockit, një dhuratë si të akejve, më hakmarrësen që kam dëgjuar. Duke e ditur që kishte të njëjtin numër këmbe me të Trockit (autor i grushtit të shtetit të tetorit 1917), ai i dhuroi këpucët e veta të hijshme, por që e shtrëngonin për tmerr. Kështu e përshkruan deri në qelizë diktatorin Curzio Malaparte, në librin “Lenini - Anatomia e një vrasësi”.
“Ditari - 1942-1944” - Tajar Zavalani
Edhe pse jo në nivelin e “Ditarit të ekonomistit” të Mitrush Kutelit, “Ditari - 1942-1944” i Tajar Zavalanit, është nga ato vepra dokumentare të shkruara nga gazetarë, të cilët kur ruajnë një raport të ndershëm me kohën kur kanë jetuar, tejkalojnë pritshmëritë e kulturës sonë të varfër. Aty gjen një profil të shkëlqyer prej bajraktari të Ahmet Zogut në mërgim, po edhe faqe nga jeta private e vetë Zavalanit, një intelektual që përpiqet të mbajë në balancë tëhuajëzimin e profesionistit larg atdheut.
“Djem jete” - Pasolini
Romanin “Djem jete” të Pasolinit e kam në kokë si një mori zërash nga djem rruge, asnjëri i identifikueshëm, midis borgatave romane të viteve pesëdhjetë. Ata përbëjnë një identitet në grup si një kuadër bardhë e zi, prerë prej “Accattone”-s apo “Mamma Roma”-s, ku varfëria gëlltit qytetërimin e rrënojave të dikurshme, po edhe atë që po përgatitej të vinte si qytetërim postindustrial.
“E ardhmja” - Marc Augé
Klasikët e letërsisë kanë shërbyer historikisht si edukues shpirtërorë. Vendin e tyre sot, në rastin më të mirë, po e zënë antropologët. Këta janë të prirur ta shohin njeriun në raporte dinamike me të tjerët dhe me çfarë shoqëria prodhon në të mirë apo kundër individit. Eseja “E ardhmja” e Marc Augé-së shpalos skenarët e krizave ekonomike, të inovacionit apo të kulturës, skenarë të cilët suksesin e deritanishëm e kanë garantuar nga frika jonë prej së ardhmes.
Bibla
Bibla është një libër eksperiencash që kërkojnë kohë të përpunohen. Mund ta hapësh në cilindo prej librave brenda saj, mund t’i rikthehesh të njëjtit tekst për të gjetur diçka që më parë nuk ke qenë gati ta shohësh. “Sepse ajo që më tremb më shumë më bie mbi krye, dhe ajo që më tmerron më ndodh.” Më ka mbetur ky varg nga “Libri i Jobit”, duke e lexuar në oborrin e Onkologjikut. Do ta quaja të gjithë këtë: “arti i bukur i dorëzimit”.
Marguerite Duras-Dhimbja
Mendoja se Primo Levi kishte thënë shumëçka për Aushvicin. Në kohë reale me çlirimin e kampeve të përqendrimit, Marguerite Duras-i mban ditar për kthimin nga Dakau e një robi, e një bashkëshorti. Këtu ndërron perspektiva. Është ajo që shikon transparencën e boshit (deri dhe ekskramentet) e të mbijetuarit. “Dhimbja” është tregimi më i rëndë nga e gjithë përmbledhja me të njëjtin titull. Holokausti shihet nga sa më shumë zëra të mundshëm. Duket se Duras shkon më tej se Bravi (sugjerimi nr.1) dhe thotë: njeriu provon dhimbje aq të mëdha në këtë botë, sa të mos e ndjejë më ekzistencën e vetë dhimbjes.
Të fundit
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
Berisha: Mbështesim pa asnjë rezervë kërkesat e protestuesve, Rama të japë dorëheqjen
8 Qershor 2026, 14:20
Buxheti për rroga "shpërthen" në vitin e zgjedhjeve, Bashkitë shpenzuan 45.6% për paga
8 Qershor 2026, 14:09
Foto/ Ky është autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Paskuqan
8 Qershor 2026, 13:59
Rama del me minifund, komentuesit e 'masakrojnë': Është sëmurë djali?
8 Qershor 2026, 13:46
Peticion anti-Rama, mbi 395 mijë qytetarë firmosin për largimin e kryeministrit
8 Qershor 2026, 13:38
Vrasja në mes të ditës në Kamëz, reagon policia: S’ka të dëmtuar të tjerë nga ngjarja
8 Qershor 2026, 13:21
Opozita kërkon rrëzimin e 4 ligjeve: I shërbejnë oligarkëve dhe klientelës së Ramës
8 Qershor 2026, 13:02
Detaje nga ngjarja në Kamëz, si ndodhi sherri pas kalçetos që përfundoi në vrasje
8 Qershor 2026, 12:52
Shkarkimi i kryebashkiakut të Kuçovës, KAS 'pason topin': Ta vendosë Komisioneri
8 Qershor 2026, 12:43
BE: Zgjedhjet në Kosovë hapin rrugën për tejkalimin e bllokadës politike
8 Qershor 2026, 12:33
Të shtënat me armë në Kamëz, humb jetën te Trauma i plagosuri
8 Qershor 2026, 12:17
Berisha publikon videon: 2 milion shuplaka do t’i vijnë Ramës nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 12:09
Plagosje me armë zjarri në Kamëz
8 Qershor 2026, 12:00
Plumbat mbi ‘Shqiponjat’ e policisë, si u vra nga 5 goditje efektivi Enea Mekollli
8 Qershor 2026, 11:44
Lufta dhe turizmi rrisin çmimet, inflacioni kërcen në 3%, niveli më i lartë në 29 muaj
8 Qershor 2026, 11:31
Si u grabitën 60 mijë euro nga ‘OTP Bank’? Hajduti bashkëpunoi me një punonjës të bankës
8 Qershor 2026, 11:29
BE 'i përvishet' Ramës për Zvërnecin: Mbro natyrën sa nuk e ke shkatërruar
8 Qershor 2026, 11:14
Gazetari paralajmëron: Ka nisur fushata për largimin e studentëve nga protesta
8 Qershor 2026, 11:00