Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Po e plotësoj me kënaqësi kërkesën për t’u treguar lexuesve të Politiko, librat që kam pasur kënaqësinë, por dhe nderin t'i lexoj gjatë vitit 2021. Shumë syresh janë botuar gjatë vitit që lamë pas, të tjerë janë publikuar në 2020-ën ose 2019-ën, si në rastin e monografisë interesante nga Jen-Paul Campseix. Këto të fundit arrita t’i siguroj vetëm gjatë vitit 2021. Shumica e leximeve të përzgjedhura kanë të bëjnë me punën time, ndonëse te disa prej tyre mund të shquani, të paktën në dukje (si tek romani i Carmine Abate-s dhe përkthimet në arbërisht nga Antoine de Saint-Exupéry dhe Dante-s), interesa legjitime të një tjetër lloji.
Shpresoj që këto shënime të shkurtra të kënaqin kërkesën tuaj. Shpresoj me ndrojtje, edhe nëse besoj se Prosti kishte të drejtë kur tregoi karakterin e pafundësisë së leximit. Ne dimë (ndoshta) si filloi, por nuk do ta dimë kurrë se kur do të përfundojë: prandaj është një nga gjërat e pakta të bukura që shoqëron ekzistencën tonë. Urimet më të dashura për një Vit të Ri për ju dhe lexuesit tuaj: qoftë viti 2022 më i butë dhe më i shëndetshëm se ai që lëmë pas!
-Matteo Mandala
Kjo është lista me dhjetë librat më mbresëlënës gjatë këtij viti:
1) Wild Songs, Sweet Songs. The Albanian Epic in the Collections of Milman Parry and Albert B. Lord, Edited by Nicola Scaldaferri (with Victor Friedman, John Kolsti, Zymer U. Neziri), “The Milman Parry Collection of oral Literature”, Harvard University Press, Cambridge, 2021, XII-419 p.
Është një vëllim me interes të jashtëzakonshëm për historinë e eposit legjendar të kufirit. Publikohen disa tekste të panjohura të mbledhura nga dy studiuesit Milman Parry dhe Albert B. Lord, gjatë viteve 30’ të shekullit të kaluar, të konsideruara si kërkime të rëndësishme në terren në zonat malore mes Shqipërisë dhe Bosnjës, me qëllimin për t'i dhënë një shpjegim të diskutueshmes “çështje homerike”. Të pashmangshme lidhjet me romanin ‘Dosja H’ të Ismail Kadaresë, të cilën etnomuzikologu arbëresh Nicola Scaldaferri, redaktor i librit, e çon në natyrën e tij të “romanit”, duke e nxjerrë nga "mjegullat" nacionaliste në të cilat u zhyt për shkak të interpretimeve tejet banale.
2) Lucia Nadin: Scanderbeg-una biografia ritrovata (Një biografi e rizbuluar), Besa Muci, Nardò, 2021, 239 f.
Është fjala për kontributin e radhës përmes të cilit Lucia Nadin hedh dritë mbi historinë e gjatë dhe komplekse historiografike që lidhet me jetën dhe bëmat e Gjergj Kastriot Skënderbeut. "Biografia e rizbuluar" u shkrua nga Giancarlo Saraceni dhe u publikua në vitin 1600. Në hyrjen e saj ndriçuese, Nadin gjurmon elementët e këtij sektori të veçantë të historiografisë skënderbegiane, duke identifikuar nyjet e rrjetës së dendur të temave që bënë të mundur përhapjen në Europë të ashtëquajturit “miti” i Heroit shqiptar.
3) Carmine Abate, Il cercatore di luce, romanzo, Mondadori, Milano, 2021, 334 f.
Është romani i fundit i arbëreshit Carmine Abate, që angazhohet në fusha narrative që tashmë i ka vizituar. Nga ekfraza deri tek analiza e hollësishme e imazhit, hulumtohen marrëdhëniet e ndërlikuara midis letërsisë dhe kulturës pamore, të cilat, duke marrë shkas nga Triptiku i famshëm i natyrës nga piktori Giovanni Segantini, arrin me aftësinë narrative të ndërthurë dy botë në dukje të largëta: dy zonat malore të Trentinos dhe Silës kalabreze. Një roman me forcë të jashtëzakonshme gjuhësore që të magjeps dhe përfshin.
4) Arian Leka, Realizëm socialist në Shqipëri, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2020, 296 f.
Libri i Arian Lekës është ndër studimet më të mira kritike kushtuar fenomenit letrar të Shqipërisë komuniste. Realizmi socialist studiohet pa asnjë anatemim dhe me qëndrimin objektiv e rigoroz që i detyrohet qasjes shkencore. I shkruar me kompetencë dhe i konceptuar me një vështrim të gjerë mbi dinamikat estetike që kanë shoqëruar këtë moment të rëndësishëm dhe jo episodik të historisë artistike të Shqipërisë bashkëkohore, libri vlerësohet si një mjet i besueshëm për të kuptuar fenomenin e realizmit socialist.
5) Jean-Paul Champseix, Ismïl Kadaré: une dissidence littéraire, Honoré Champion Paris, 2019, 482 f.
Një monografi e mirëstrukturuar në të cilën Jean-Paul Champseix rreket me sukses të rindërtojë parabolën poetike të Ismail Kadaresë, nga manifestimet e para letrare deri te krijimet e pjekurisë. Ndonëse duke prekur metodologjitë e afërta me biografinë e autorit, studiuesi i njohur francez ofron një panoramë historiko-kritike mjaft bindëse në mbështetje të hipotezës së tij bazë: të tregojë se “fenomeni Kadare” ishte një formë disidence, ndonëse e tipit letrar, në realitetin e zymtë e shtypës të diktaturës komuniste në Shqipërinë e viteve 1944-1990.
6) Annamaria Andreoli, Diventare Pirandello. L’uomo e la maschera, Mondadori, Milano, 2020, 424 f.
Vëllimi me peshë i Annamaria Andreoli-t rindërton momente domethënëse të jetës së Luigi Pirandello-s, dramaturgut dhe romancierit të madh nga Agrigento, i cili, gjatë adoleshencës dhe rinisë së tij, u njoh dhe u shoqërua me disa intelektualë arbëreshë, mes të cilëve Gabriele Dara Junior dhe Giuseppe Schirò. Nuk është vlerësim i kotë nëse i lejoj vetes të saktësoj se leximi i këtij libri ka lidhje me studimin tim që do të publikohet së shpejti me titull: Luigi dhe arbëreshët. Faqet e harruara të rinisë së Pirandellos.
7) Antoine de Saint-Exupéry, Prinxhëpi i vogël, Arbërisht - Albanese molisano di Portocannone, Italo-Albanian, i traduxhirtur nd’arbërishtjen e Portkanunit nga franxhezi te Walter Breu e Maria Luisa Pignoli, Edition Tintefass, Neckarsteinach, 2020, 94 f.
8) Giuseppe Schirò Di Maggio, Dante kush. 40 sonetti/sonete, Carlo Saladino Editore, Palermo, 2021, 154 f.
Këta dy libra përfaqësojnë dy mënyra të ngjashme për të treguar se: a) variantet arbëreshe që fliten në rajone të ndryshme italiane janë kaq të gjalla sa mund të sprovohen në shërbim të veprave tejet komplekse nga autorë shumë të njohur. Homazhi për Dante Alighierin në 700-vjetorin e vdekjes së tij mban firmën e poetit arbëresh Giuseppe Schirò Di Maggio, i cili me përkthimin e 40 soneteve nxjerr në pah forcën poetike të një gjuhe, asaj të Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet), që mburret me tradita letrare historike dhe të rëndësishme. Përkthimi i Princit të vogël i kryer nga dy albanologë të talentuar, Walter Breu dhe Maria Luisi Pignoli, që të dy arbëreshë, ndonëse i pari i "birësuar", është një mënyrë për të konfirmuar pa hije dyshimi fleksibilitetin e një gjuhe që, ndonëse duke vuajtur në kushte dygjuhësie shpalos një vitalitet që meriton inkurajim dhe jo… vajtime.
9) Gaetano Passarelli, Ellenio Agricola alias Giorgio Guzzetta. Biografia (1682-1756), Supplemento al quadrimestrale “Oriente Cristiano”, Eparchia di Piana degli Albanesi, 2020, 192 f.
Rindërtimi i biografisë së At Giorgio Guzzetta-s, apostull i arbëreshëve sicilianë dhe themelues i padyshimtë i të ashtuquajturës "ideologji shqiptare" nga ku zë fill procesi i ndërtimit të identitetit të shqiptarëve, është një farë përmbledhjeje e pozicionit më të gjerë që arbëreshi Gaetano Passarelli, studiues dhe drejtor i revistës së famshme “Studi sull’Oriente Cristiano” shkroi për të mbrojtur çështjen në gjykatën e Shenjtorëve. Libri u prit mirë nga dy komisionet e Vatikanit, aq sa At Giorgio Guzzetta më 21 nëntor 2021 u shpall i Përndershëm nga Papa Françesku. Një vlerësim që nderon kujtimin e këtij arbëreshi të madh, të cilit edhe shqiptarët përtej Adriatikut duhet t'i jenë mirënjohës për veprën e tij vendimtare apostolike.
10) Mari D’Agostino, Sociolinguistica dell’Italia contemporanea, seconda edizione, il Mulino, Bologna, 2021, 292 f.
Libri i fundit është në fakt një ribotim i një manuali që u shfaq për herë të parë në 1998 nga puna e koleges sime Mari D'Agostino. Doja ta theksoja për ata që, studentë dhe studiues shqiptarë, synojnë të trajtojnë çështje komplekse metodologjike të gjurmimit bashkëkohor sociolinguistik. E theksoj, mbi të gjitha atyre që në të ardhmen duan të merren me dialektologjinë arbëreshe me ndonjë element njohjeje më të madhe të fakteve.
Përktheu nga italishtja: Beti Njuma
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38