Flash News

E-TJERA

10 të proceduar nga policia e Korçës pas protestave për çmimet, mes tyre edhe deputeti demokrat

10 të proceduar nga policia e Korçës pas protestave për

10 persona janë proceduar nga policia e Korçës, pas protestave të djeshme kundër rritjes së çmimeve.

Mes të proceduarve është edhe deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho.

Penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të zhbllokuar rrugën, procedohen penalisht 10 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit E. S., 63 vjeç; O. P., 16 vjeç; E. J., 26 vjeç; E. D., 43 vjeç; M. G., 32 vjeç; M. S., 18 vjeç; M. B., 42 vjeçe; Xh. Xh., 24 vjeç; Y. P., 29 vjeç dhe F. B., 21 vjeç.

Këta shtetas ditën e djeshme, janë organizuar dhe kanë zhvilluar një protestë në hyrje të qytetit të Korçës, e cila më pas ka kaluar edhe në zona të tjera të qytetit, ku kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe gjatë thirrjes së policisë për zhbllokimin e rrugës, këta shtetas kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

 Kujtojmë se Spaho u përplas dje me Policinë e Korçës duke tentuar që bashkë me turmën të vazhdojnë dhe më tej ecjen përgjatë bulevardit.

 

Të fundit