Flash News

E-TJERA

10 të shoqëruar për atentatin në Shkodër, mes tyre Safet Bajri

10 të shoqëruar për atentatin në Shkodër, mes tyre

Shoqërohem 10 persona në lidhje me atentatin e ndodhur këtë të mërkurë në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos rëndë një tjetër.

Mes të shoqëruarve në polici është edhe Safet Bajri. 

Në Lagjen Dobraç mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit si dhe Arlind Bushati ndërroi jetë në spital disa orë më vonë.

Dyshohet se shkak i atentatit janë konfliktet e vjetra mes fisit Lici dhe Bajrave në Shkodër.

Shënjestra të atentatit, ishin Hamza Liçi, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Arlind Bushati, i cili u nda nga jeta më vonë në spital. Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat.

Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, pasi u përplasën nga automjeti me të cilin udhëtonin Liçi dhe Bushati.

Të fundit