Flash News

E-TJERA

“100 mijë lekë është turp”, si bëhej pazari për shit-blerjen e votës në Tiranë

“100 mijë lekë është turp”, si bëhej pazari

Një person u arrestua, ndërsa një tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë për shit-blerje vitash në Tiranë. Agron Duraj u kap teksa komunikonte në telefon dhe bënte pazar për të blerë vota kundrejt një shume të caktuar parash.

Siç shihet edhe në video e mëposhtme, Duraj shprehet se mund t’ia marrin votën personit për të cilin komunikon, vetëm në këmbim të 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë kaburant.

Ndër të tjera, Duraj i thotë Agalliut se ai i ka të siguruara 4 vota, ndërsa Kristo Agalliu ka vetëm dy.

“100 mijë lekë është turp. Hajde t’ja marrim kot, por turp 100 mijë lekë. Po mirë t’i dy vota ke, unë kam katër vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën e tij unë! Po të më hedhë karburantin ai… Thoji kështu, më dëgjo, i thuaj 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë, hajde pazari i fundit”, dëgjohet të thotë Duraj gjatë bisedës.

Policia ka arrestuar Agalliun dhe ka vënë nën hetim Durajn, pas publikimit të videos në rrjete sociale.

Të fundit