Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Ekrem Spahiu
Sot, është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë një reflektim i ndërgjegjes dhe e vullnetit politik të gjithë spektrit politik të Shqipërisë, për të njohur zyrtarisht arritjen e 100 viteve më parë të rikthimit të legjitimitetit në Shqipëri.
Legjitimiteti - e drejta dhe pranimi popullor i një autoriteti për të ushtruar fuqi në emër të shumicës është guri i themelit për një shtet të qëndrueshëm.

Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të ngrihen e të funksionojnë institucione efikase, të cilat, nga ana e tyre, krijojnë kushte për stabilitet politik, siguri kombëtare e prosperitet social-konomik.
Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të sigurohet edhe njohja, edhe respekti ndërkombëtar.
Në këtë prizëm duhen parë procesi dhe produkti politik legjitim në Shqipëri, të nisura në vitin 1923, të devijuara me rrugë e mënyra ilegjitime në qershor të vitit 1924 dhe të rivendosura në 24 dhjetor 1924.
Pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923 për Kuvendin Kushtetues, Ahmet Zogu krijoi qeverinë e re. Duke u nisur nga fakti që Zogu ishte Kryeministri më afatgjatë nga 1912 dhe me humbjen në zgjedhje, grupet opozitare e shihnin shumë të vështirë ardhjen në pushtet me rrugë legale, prandaj u bënë më agresive dhe intensifikuan veprimtarinë e tyre për të penguar konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe zhvillimin normal politik kushtetues të vendit. Duke mos e arritur dot qëllimin me anën e zgjedhjeve, atëherë ato iu drejtuan mjeteve jodemokratike: eleminimit fizik të kryeministrit Ahmet Zogu me atentat.
2

Atentati në Parlament ndaj kryeministrit të vendit e ndërlikoi shumë situatën politike. Ahmet Zogu, për t’i mos i dhënë shkak një ndërlikimi të mëtejshëm dhe të pakthyeshëm të stabilitetit dhe sigurisë së vendit, pas dy ditësh më 25 shkurt 1924 dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, duke dhënë qartësisht dhe urtësisht mesazhin se, për atë, më të rëndësishme ishin stabiliteti politik dhe siguria e vendit.
Pas atentatit dhe dorëheqjes së Ahmet Zogut, vendin e mbuloi kriza e qeverisjes. Edhe pse opozitës iu bënë shumë lëshime nga qeveritë pasardhëse, duke i dhënë disa ministri, ndër to edhe Ministrinë e Luftës, ajo nuk i përdori këto si instrumente ekuilibri parlamentar, por si instrumente potenciale për përmbysje pushteti.
Duke shfrytëzuar si karrem rrethanat e paqarta që shoqëruan fillimisht krimin e vrasjes së Avni Rustemit, opozita braktisi misionin e saj parlamentar, nuk pranoi të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Kushtetuese. Ajo e shndërroi këtë ngjarje në një manifestim politik dhe në histeri revolucionare. Në përputhje me këtë filozofi, u organizua kryengritja e armatosur për të përmbysur organet legjitime, dukepërdorur për këtë qëllim edhe ushtrinë.
Brenda pak ditëve, forcat kryengritëse, nga të gjitha anët e vendit, hynë në Tiranë më 10 qershor 1924. Kështu, opozita erdhi në pushtet me armë dhe në mënyrë antikushtetuese.
Historiografia komuniste e ka cilësuar këtë si revolucion, duke e reklamuar si vlerë ngjashmërinë e tij me Revolucionin Rus të vitit 1917.
Por, realisht, përdorimi i institucioneve ushtarake nga anëtarë të parlamentit për përmbysjen e qeverisë legjitime nuk mund të emërtohet ndryshe përveçse grusht shteti.
3

Në rrethana të tilla të marrjes së pushtetit, Asamblea Kushtetuese u shpërnda vetvetiu. Zgjedhja e kryeministrit të këtij “revolucioni”, më 16 qershor 1924, u bë me short, sikur të ishte lojë fati. Parlamenti tashmë ishte inekzistent, por edhe sikur të kishte, deputetët e “revolucionit” nuk përbënin shumicën.
Zotimet për reforma radikale që mori qeveria “revolucionare”, jo vetëm që nuk u realizuan, por u shkatërruan edhe ato vlera që ishin arritur, sepse Noli nuk kishte asnjë instrument me identitet kombëtar për realizimin e programit tij. Në këto kushte të një qeverie jo legjitime dhe të paaftë të garantonte sigurinë kombëtare, anarkia mbuloi vendin.
Mungesën e legjitimitetit të qeverisë së ardhur në pushtet me revolucion e dëshmon, mbase më qartë, niveli i njohjes ndërkombëtare. Sikurse është e njohur, Qeveria e Nolit, e cila nuk erdhi në këtë rrugë, u njoh vetëm nga dy shtete, Greqia dhe Bashkimi Sovjetik. Ky fakt është shumë domethënës: Bashkimi Sovjetik komunist ndjehej se ishte e izoluar dhe
kërkonte eksperimentim të bolshevizmit në Ballkan, ndërsa Greqia llogariste kështu më shumë mundësi për të realizuar synimet e saj ekspansioniste.
Britania e Madhe dhe vendet e tjera të demokracive perëndimore nuk pranonin asnjë kontakt së paku derisa në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje që legjitimonin qeverinë me vullnet popullor. Për më tepër, Shqipëria shihej kështu si një vatër destabiliteti e bolshevizmit në Ballkan.
Në këto kushte, rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet ishte e vetmja alternativë që mund të rikthente besimin në popull. Ndërkohë, fuqitë europiane, veçanërisht ajo britanike, nuk do të donin të lejonin një vatër komuniste në Ballkan, prandaj shprehën mbështetje diplomatike dhe politike për rikthimin e legjitimitetit.
4

Për këto arësye, rikthimi i legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924 është kontribut madhor për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare dhe për shtetin
shqiptar. Ndërkohë, rikthimi i procesit politik legjitim shtroi linjat e njohjes pothuaj të menjëhershme ndërkombëtare. Me këtë kontribut, Zogu dhe shumica legjitime shpëtuan Shqipërinë nga zhvillime të paparashikuara që po sillnin vorbullat e turbullta dhe retë e zeza midis dy luftërave botërore.
Prandaj, është në nderin, vullnetin dhe kulturën e kombit shqiptar, të institucioneve të tij shtetërore, për të vënë në vend mohimin e padenjë që i është bërë datës 24 Dhjetor 1924.
Tani, një shekull më vonë, kur besohet se kemi një ndërgjegjësim më të plotë politik kombëtar dhe europian, këto institucione i bëjnë nder vetes të njohin se periudha 1920-1924, e cila kurorëzohet me rikthimin e legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924, është periudha shkollë e demokracisë shqiptare.
Në vlerësim të kësaj date të rëndësishme historike, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shteti Shqiptar me një
ceremoni dinjitoze më 24 dhjetor 2012, në Bulevardin “Zogu I” u vendos monumenti i Ahmet Zogut si protagonisti kryesor i
“Triumfit të Legalitetit”.
Është në denjitetin e Institucioneve të Shtetit shqiptarë që datën 24 Dhjetor 1924 ta vendosë në kalendarin e ditëve të shënuara të kombit dhe shtetit shqiptar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38