Flash News

E-TJERA

11 milionë raste aktive dhe rreth 4 milionë të vdekur në të gjithë botën, si paraqitet bilanci i Covid-19

11 milionë raste aktive dhe rreth 4 milionë të vdekur në

Që nga shpërthimi i pandemisë e deri në këto momente (27 qershor 2021), numri i të infektuarve me Covid-19 ka kaluar 181milionë në gjithë botën.

11 milionë raste aktive dhe rreth 4 milionë të vdekur në

Në të dhënat reale të "Worldmeter"- të cilat përditësohen nga momenti në moment sipas raportimeve të shteteve gjatë gjithë ditës,  shohim se deri tani janë infektuar 181,741,361 persona me Covid-19, teksa numri i rasteve aktive është 11,556,542  (thuaje i njëjti numër me një javë më parë, me një rënie të lehtë).

11 milionë raste aktive dhe rreth 4 milionë të vdekur në

Ndërkohë afro 4 milionë persona kanë humbur jetën me Covid-19. Deri sot, kjo shifër ka shkuar në 3,936,510 të jetëve të humbura nga virusi Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Vetëm sot, janë shënuar 199,432 raste të reja me koronavirus në të gjithë botën.

11 milionë raste aktive dhe rreth 4 milionë të vdekur në

Ndërsa në vendin tonë, këtë të diele nuk ka pasur asnjë viktimë nga Covid-19 dhe gjatë 24 orëve të fundit  kanë rezultuar pozitiv 3 pacientë. Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës. Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

11 milionë raste aktive dhe rreth 4 milionë të vdekur në

Të fundit