Flash News

E-TJERA

12 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19 në vend

12 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19 në vend

Vetëm 12 raste të reja me Covid-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe se aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

“Janë kryer 2919 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit