Flash News

E-TJERA

14 maji/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Bashkinë e Elbasanit, aplikohet votimi elektronik

14 maji/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Bashkinë e

Edhe 2 ditë na ndajnë na zgjedhje lokale të 14 majit. Ndërkaq këtë të premte kanë mbërritur në KZAZ e Elbasanit të gjithë materialet e nevojshme për votimim.

Materialet e votimeve do të shpërndahen nëpër KQV gjatë ditës së shtunë. Në Bashkinë e Elbasanit në këto zgjedhje do të mund të  votojnë 170 mijë votues në 224 qendra votimi.

Aktualisht bëhet me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që nëse votimi elektronik nuk do të funksionojë atëherë do të bëhet çdo gjë në mënyrë manuale.

Paraprakisht janë marrë masa për çdo lloj të papriture edhe në rastet ekstreme ku nuk do të mund të funksionojë sistemi elektronik do të njoftohet KQZ, dhe në rastin më të keq do të kalohet në  atë manual.

Në çdo qendër votimi në Bashkinë e Elbasanit do të aplikohet  për herë të parë votimi elektronik .

Të fundit