Flash News

E-TJERA

14.2 mld € për refomat/ BE mund të pezullojë ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, çfarë parashikohet

14.2 mld € për refomat/ BE mund të pezullojë ndihmën

Bashkimi Europian ka akorduar një fond prej 14.2 miliardë euro për të mbështetur shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor për zbatimin e reformave që ndihmojnë në anëtarësimin në BE.

Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqia do të përfitojnë nga ky fond.

Por BE ka vendosur që fondi të ndryshojë ose pezullohet, nëse respektimi i vlerave 'themelore' - demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit - përkeqësohet në këto shtete.

Bashkëraportuesja Željana Zovko tha: “Me IPA III dhe buxhetin e tij historik prej më shumë se 14.2 miliardë euro, BE riafirmon angazhimin e saj të vazhdueshëm në rrugën e këtyre vendeve drejt integrimit evropian. Programimi dhe qeverisja e instrumentit janë përmirësuar për të lehtësuar shpërndarjen e investimeve në reformat e nevojshme dhe ofron mundësi për krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit".

Brezi i parë i Instrumentit për Ndihmën e Para-anëtarësimit u krijua në 2007, i ndjekur nga IPA II në 2014. Vendet e mbuluara nga instrumenti gjithashtu do të kenë të drejtë për financim sipas Instrumentit të Fqinjësisë, Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Të fundit