Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Urgjenca e QSUT, e cila duhet t’u shërbejë 100 mijë pacientëve ofron shërbim të kufizuar prej më shumë se një muaji. Masa e marrë nga Ministria e Shëndetësisë është zëvendësimi i kreut të qendrës spitalore me të madhe në vend. Çështja është nën hetim nga prokuroria dhe investimi i kryer nga kompania është brenda garancisë, Ende nuk dihet se kur kjo urgjencë do të jetë gati për t’i shërbyer qytetarëve.
Prej 11 shkurtit të këtij viti, urgjenca e spitalit qendror në QSUT është jashtë shërbimit, për shkak të një shkëndije elektrike në dhomën teknike të pajisjeve mjekësore. Pas ngjarjes, Albana Fico, asokohe drejtoresha e “Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza”, tha për mediat:
“Është një dëm, në dijeninë time i kufizuar në vetëm një dhomë teknike. Por kjo nuk ka prekur asnjë gjë tjetër”.
Mirëpo, kur ka kaluar mbi një muaj e gjysmë nga zjarri urgjenca është pjesërisht jo funksionale. Kjo konfirmohet për Faktoje nga QSUT më 26 mars, pas një kërkesë për informacion dërguar në adresë të këtij institucioni.
“Aktualisht në Urgjencën Polivalente afrohet shërbim për urgjencat neurologjike, hemorragjitë gastrointestinale, urgjencat kirurgjikale ditët e shtuna dhe të diela, ugjencat për kardiokirurgjinë, si dhe të gjitha urgjencat ekstreme të cilat kërkojnë trajtim intensiv të menjëhershem.
Urgjencat për kirurgjinë vazale, urologjinë dhe toksikologjinë, menaxhohen në pavionet përkatëse. Pjesa tjetër e të sëmurëve trajtohet në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ ose në Spitalin Universitar të Traumës”, bën të ditur QSUT.
Institucioni nuk jep informacion mbi vlerën e dëmit të shkaktuar, kush do ta paguajë këtë dëm dhe kur pritet të rikthehet në funksion urgjenca, me argumentin se çështja po hetohet nga Prokuroria.
“Deri në përfundimin e hetimeve nuk mund të shprehemi për sa kërkohet”, thekson QSUT.
Gjithashtu, zyrtarisht Qendra Spitalore thotë se godina e Spitalit Qendror është marrë përkohësisht në dorëzim nga një grup pune i QSUT më 17 mars 2023 dhe rrjedhimisht, ndërtesa ka qenë në garanci deri në atë datë.
Situata në Urgjencën e QSUT
Më 29 shkurt, Faktoje bëri një verifikim, ku konstuam se shërbimi i urgjencës ishte jashtë funksionit dhe se rastet urgjente niseshin drejt Sanatoriumit ose Spitalit të Traumës.
“Kam ardhur se kam djalin e dajës sëmurë nga zemra. Pardje në orën 11 të natës ka ardhur këtu, e kanë nis te Sanatoriumi se nuk funksiononte ajo aparatura dhe atje i vunë një unazë dhe dje e sollën prapë këtu”, tha për Faktoje një qytetare. Ne bëmë një tjetër verifikim më 27 mars mbi situatën në urgjencën qendrore. Konstatuam se hyrja kryesore e saj ishte ende e mbyllur.
Hyrja për pacientët që mund të merrnin shërbim bëhej nëpërmjet një dere dytësore. Por, sipas pacientëve ofrohen vetëm shërbime bazike, si konsultë me mjekun apo injektimi i qetësuesve. Nuk kishte fluks pacientësh, ndryshe nga çfarë hasim zakonisht në këtë urgjencë.
“Unë kisha alergji, si duket nga ndonjë ushqim dhe erdha në urgjencë. Më bëri mjekja konsultën, më bënë një qetësues dhe më pas më lanë të ikja në shtëpi”, tregon një paciente.
Shpërndarja e urgjencave pas zjarrit
Nëpërmjet një njoftimi më 17 shkurt, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bënte me dije:
“Shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës ‘Shefqet Ndroqi’.
Qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës, Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, të sëmundjeve të brendshme dhe ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.
Aksidentet vaskulare cerebrale trajtohen në Shërbimin Neurovaskular në QSUT, ndërsa urgjencat e tjera neurologjike në QSR Shefqet Ndroqi”, njoftonte QSUT.
Shkarkimi i Albana Ficos
Më 25 mars u njoftua largimi i drejtoreshës së QSUT, Albana Fico dhe në vend të saj u emërua Alma Cani. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në një reagim për mediat sqaroi se shkarkimi i Ficos nuk kishte lidhje me problemin e Urgjencës së QSUT, edhe pse ky vendim erdhi pak javë pas ngjarjes.
“Lirimi i Albana Ficos nga detyra nuk ka lidhje me urgjencën. Sjellim energji të reja për projektet në vazhdim”, theksoi ministrja.
Urgjenca u përurua një vit më parë
Në prill 2023 u përurua Urgjenca e Re në QSUT, një investim rreth 17 milionë euro. Gjatë inspektimit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se Urgjenca e QSUT pret rreth 100 mijë pacientë në vit.
“Është vepra më e madhe në shëndetësi, e kemi bërë në kohë reale dhe shpresoj të kemi një cilësi të urgjencës Poliventale. Stafet janë më të motivuar për të bërë një punë të mirë”, u shpreh Manastirliu. Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38