Flash News

E-TJERA

18 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, sa pacientë ka të shtruar te Infektivi

18 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, sa

18 raste të reja, asnjë humbje jete dhe 5 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja me COVID-19 janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku 5 prej tyre po marrin trajtim të specializuar në Spitalin Infektiv.

Prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total: 132,665 raste me Covid, 2,456 humbje jete dhe 130,072 të shëruar

Statistika (17 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2431
Testime totale 853,542
Raste pozitive 132,665
Raste të shëruara 130,072
Raste Aktive 137
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 55
Shkodër 13
Fier 13
Vlorë 13
Durrës 11
Elbasan 10
Lezhë 10
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2

Të fundit