Flash News

E-TJERA

18-vjeçari dhe e dashura minorene dhunojnë dhe tentojnë të grabisin të moshuarën në Lushnje

18-vjeçari dhe e dashura minorene dhunojnë dhe tentojnë të

Dy adoleshentë në qytetin e Lushnjes kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë ushtuar dhunë dhe kanë vjedhur një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “18 Tetori”. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Julian Kiptiu, 18 vjeç dhe e dashura e tij, shtetesaje me inicialet K. B., 16 vjeçe, kanë hyrë në banesën e shtetases Lumturi Zeqo, 64 vjeçe, dhe i kanë hedhur spraj lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve, të dy banues në Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët.

Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve:

J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Të fundit