Flash News

E-TJERA

18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin në Tiranë

18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin në Tiranë

Një 18-vjeçare ka plagosur me thikë ish-të dashurin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa mbesin ende të paqarta.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit