Flash News

E-TJERA

2 prill 1991/ Protesta në Shkodër, 32 vite nga masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri

2 prill 1991/ Protesta në Shkodër, 32 vite nga masakra e fundit e

Më datën 2 prill 1991, pra plot 32 vite më parë ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Ditën e sotme përkujtohet ajo që njihet ndryshe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë 4 djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë dhe vrau 4 të rinj.

DËSHMORËT E 2 PRILLIT 1991

Arben Broci
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student

Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Të fundit