Flash News

E-TJERA

2-vjeçarja shqiptare në gjendje kritike për jetën, arrestohet nëna dhe babai

2-vjeçarja shqiptare në gjendje kritike për jetën,

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kalithea të Greqisë, ku një 2-vjeçare shqiptare, ka rënë aksidentalisht në shatërvanin e sheshit “Kyprou”.

Sipas raportimit të mediave greke, fëmija po luante pranë shatërvanit kur, duke shpëtuar nga vëmendja e prindërve, ra në ujë.

Mjekët e Spitalit të Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” iu përgjigjën menjëherë situatës dhe pas 40 minutash arritën ta ringjallnin vajzën duke i kryer manovrën CPR, megjithatë, autoritetet greke bëjnë me dije se gjendja e saj mbetet ende kritike.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se prindërit kishin dhënë informacion të pasaktë për moshën e vajzës, duke deklaruar se ajo ishte 5 vjeçe, ndërkohë që rezultoi të ishte vetëm 2 vjeçe.

Policia ka arrestuar babain, 25-vjeç, me origjinë shqiptare, ndërsa nënën, 23-vjeçare, e ka marrë nën hetim në gjendje të lirë. Kalimtarët që panë ngjarjen njoftuan menjëherë autoritetet, të cilat transportuan vajzën me urgjencë në spital.

Prindërit do të dalin para prokurorit, nën akuzën e neglizhencës në mbikëqyrjen e fëmijës së mitur. Ndërkohë, vajza po qëndron në njësinë e kujdesit intensiv, dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Të fundit