Flash News

E-TJERA

"21 janari" / Djali i Faik Myrtajt kërkon rihetim nga SPAK për vrasjen e babait të tij

"21 janari" / Djali i Faik Myrtajt kërkon rihetim nga SPAK

Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, i cili mbeti i vrarë në domostratën e 21 Janarit 2011 kërkon që të rihapen hetimet për vrasjen e babait të tij. Kjo kërkesë e tij, vjen një ditë pasi, Prokuroria e Tiranës pranoi kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës në po të njëjtën ngjarje.

Renato Myrtaj kërkon që rihetimi të bëhet nga SPAK, pasi shpreson të drejtësia e re dhe ka besim se çështja e babait të tij do të zbardhet.

“E kam ritheksuar se themelet e reformës në drejtësi sapo janë hedhur kam besim”, shprehet ai për mediat. Ndërkohë Myrtaj bën apel që drejtësia të vihet në vend.

Për vrasjet e Faik Myrtaj, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës në bulevardin para kryeministrisë janë gjykuar ish komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe oficeri Agim Llupo të cilët gjykata dënoi përkatësisht me 1  dhe me 3 vjet burg. Për Aleks Nikaj nuk pati një proces dhe familja iu drejtua gjykatës së Strasburgut. Vendimi  i prokurorisë u cilësua nga xhaxhai i Aleks Nikës si një dëm që i bëhet këtij procesi.

Të fundit