Flash News

E-TJERA

22 mijë tifozë në stadium, Fico: Pritet rritje e infeksioneve

22 mijë tifozë në stadium, Fico: Pritet rritje e infeksioneve

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka paralajmëruar rritje të numrit të infeksioneve si pasojë e ndeshjes së djeshme Shqipëri-Poloni.

Sipas saj, prania e 22 mijë tifozëve në ndeshje ishte e papranueshme për situatën në të cilën ndodhet vendi. Në një takim me studentët në Elbasan, Fico kërkoi më shumë përgjegjshmëri për respektimin e masave.

Ajo tha se rritja e rasteve shoqërohet nga shtrime në spital dhe viktima, duke theksuar se çdo jetë vlen.

"Rritja vjen për masa që nuk respektohen. Për faktin se shkohet te Arena me 22 mijë tifozë. Pritet nesër çudia historike? Jo. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që humbin jetën me ato numra që i kemi shpjegur disa herë me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen, çdo njeri është nëna, babai, motra dhe vëllai i dikujt tjetër", u shpreh Fico.

Të fundit