Flash News

E-TJERA

221 milionë të infektuar dhe 4.5 mln viktima me Covid-19

221 milionë të infektuar dhe 4.5 mln viktima me Covid-19

Nga dita e parë e shpërthimit të pandemisë e deri në këto momente (5 shtator 2021), numri i të infektuarve me Covid-19 ka kaluar 221 milionë të infektuar në gjithë botën.

Në të dhënat reale të "Worldmeter"- të cilat përditësohen nga momenti në moment sipas raportimeve të shteteve gjatë gjithë ditës, shohim se deri tani janë infektuar 221,414,774 persona me Covid-19. Ndërsa numri i rasteve aktive është 18,937,652.

221 milionë të infektuar dhe 4.5 mln viktima me Covid-19

Ndërkohë mbi 4.5 milionë persona kanë humbur jetën në betejën me Covid-19. Deri sot, kjo shifër ka shkuar në 4,579,714 të jetëve të humbura nga virusi Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Vetëm sot, janë shënuar 328,112 raste të reja me koronavirus në të gjithë botën.

221 milionë të infektuar dhe 4.5 mln viktima me Covid-19

Ndërsa në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4228 testime nga të cilat 896 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 3 viktima.

221 milionë të infektuar dhe 4.5 mln viktima me Covid-19

Politko

Të fundit