All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

247 vjetori i pavarësisë së SHBA, Berisha: Ditë e bekuar për shqiptarët

All - Paragraf - 1

247 vjetori i pavarësisë së SHBA, Berisha: Ditë e bekuar

Kryedemokrati Sali Berisha ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha shkruan se për shqiptarët kjo është një ditë e bekuar pasi në të gjitha momentet kritike të vendit, SHBA ka qenë në krah të Shqipërisë.

All - Paragraf - 3

Postimi i Berishës:

Miq, sot kombi i madh amerikan feston!

Kombi i lirisë feston ditën e Pavarësisë, 247 vjetorin e Pavarësisë së tij. Ne këta 247 vite, kombi i madh amerikan shndërroi SHBA në vendin më te lirë, më të fuqishëm, më të zhvilluar dhe më të begatë të planetit dhe kontribuoi më shumë se çdo komb tjetër për lirinë e kombeve të tjerë të shtypur dhe pushtuar në mbarë botën.

Për ne shqiptarët, një komb jetim me histori tejet të veshtirë, kjo është një ditë e bekuar pasi në të gjitha momentet tona kritike kemi patur fatin e madh të kemi në krahun tonë SHBA, të cilat kanë luajtur role përcaktues për lirinë e kombit tonë.

Duke shprehur mirënjohjen tonë të pakufishme le të urojmë nga zemra:

Zoti i bekoftë SHBA-të, flamurin dhe lirinë e tyre

 

Të fundit