Flash News

E-TJERA

25 mijë lekë shpërblim për uniformat blu, RENEA dhe FNSH marrin edhe dietat e prapambetura

25 mijë lekë shpërblim për uniformat blu, RENEA dhe FNSH
Foto ilustruese

Qeveria ka vendosur që të japë shpërblimin  e fundvitit edhe për uniformat blu.

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilave rrezikonin t’u mbaronte afati i pagave të dietave, do ta marrin shumën, vlera e së cilës është 30 mijë lekë.

Krahas pagesës së dietave, efektivëve të Policisë përfshirë edhe ato të Rendit dhe “Shqiponjat”, pritet që t’u kalohet edhe një shpërblim prej 25 mijë lekë për shkak të angazhimit që kanë patur në protesta por edhe në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Vlera e shpërblimit për reparte të ndryshme do të jetë në varësi të buxhetit që kanë në dispozicion Komisariate të ndryshme.

Shpërblim për fundvitin do të marrin edhe punonjësit e transportit, secili nga 10 mijë lekë dhe pensionistët nga 5 mijë lekë.

Të fundit