Flash News

E-TJERA

25 prilli, ambasadori britanik thirrje partive: Të sigurojnë kandidatë të papërfshirë në krim ose korrupsion

25 prilli, ambasadori britanik thirrje partive: Të sigurojnë
Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman 

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve që të sigurohen që në listat e tyre të kenë kandidatë të papërfshirë në krimin e organizuar ose korrupsion.

Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë”, shkruan Duncan.

Ashtu si Duncan, thirrje partive politike u kanë drejtuar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi Soreca.

  

Të fundit