Flash News

E-TJERA

"25 Prilli", Celibashi tregon se për cilat raste ka nisur hetimi: Do referojmë në Prokurori të gjitha dyshimet për shkelje zgjedhore

"25 Prilli", Celibashi tregon se për cilat raste ka nisur hetimi:

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi bën me dije se për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë nisur hetimet për: falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar, shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

Në një postim në rrjetet sociale, kryekomisioneri shkruan se në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK, prokuroritë e rretheve dhe nga policia e Tiranës. Ai shton më tej se pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.

"Për zgjedhjet e 25 prillit 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar dhe nga Policia e Tiranës. 

Për zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikua.

Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.

Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet e 25 prillit 2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore." shkruan Celibashi në Twitter.

Të fundit