Flash News

E-TJERA

3 persona u helmuan në Shkodër, reagon Ujësjellësi: Konsumuar ujë të ambalazhuar

3 persona u helmuan në Shkodër, reagon Ujësjellësi:

Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka reaguar lidhur me helmimin e tre personave në Malësi të Madhe në një lokal.

UKSH njofton se nënë e bir dhe një kamerier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Sipas Ujësjellësit, kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është shpërndarë minutat e fundit:

Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër”, thuhet në njoftimin e Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

 

Të fundit