All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

30-vjeçarja rrëmbehet dhe dhunohet për shkak të divorcit, arrestohen 3 familjarët

All - Paragraf - 1

30-vjeçarja rrëmbehet dhe dhunohet për shkak të divorcit,

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në burg” për 3 shtetas në Gjirokastër, të cilët akuzohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një familjare të tyre rreth 30-vjeçare, pas kërkesës së saj për tu divorcuar.

All - Paragraf - 3

Sipas Policisë, në burg janë lënë vëllai i saj 34-vjeç Alfred Ali, xhaxhi Sokol Ali 54-vjeç dhe Lorenc Lile 43-vjeç, (bashkëshorti i të resë).

Ndërsa për Egli Metaj bashkëpunëtor në ngjarje, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.01.2026, për shkak të një konflikti në familje, i kanë hequr lirinë 30-vjeçares, duke e mbajtur me forcë, në automjet, dhe më pas e kanë dhunuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit