Flash News

E-TJERA

31-vjetori i Lëvizjes Studentore/ Politika përcjell mesazhet e urimit, Meta zgjedh një reagim ndryshe

31-vjetori i Lëvizjes Studentore/ Politika përcjell mesazhet e urimit,

Politika shqiptare ka përcjellë mesazhet e saj në 31-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që solli rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta urojë këtë ditë në mënyrë spontane. Ai ka postuar një video teksa bën vrap nga kodrat e liqenit artificial në Tiranë. Gjithashtu shpreh mirënjohjen për studentet e dhjetorit '90.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video me aktivitete të ndryshme të zhvilluara nga të rinjtë në Tiranë, krahas së cilës shkruan se "8 dhjetori i dedikohet vetëm të rinjve". Ai shton se në 2022, Tirana do të shpallet kryeqyteti europian i rinisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se dhe pas 31-vitesh, thirrja "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" mbetet një amanet për t'u përmbushur. Sipas tij, aktualisht është një tjetër diktaturë, referuar qeverisë Rama, ndërsa shton se kjo e fundit po varfëron vendin dhe po detyron rininë të largohet.

 

Të fundit