Flash News

E-TJERA

32-vjeçari në Shkodër u ekzekutua me të paktën 5 plumba, mori dy mesazhe për të dalë nga shtëpia

32-vjeçari në Shkodër u ekzekutua me të paktën 5
Foto nga vendngjarja

Endri Mustafa është ekzekutuar me të paktën 5 plumba. Policia ka gjetur në vendngjarje një pistoletë, por ende nuk është verifikuar nëse është ajo arma e krimit apo jo.

Policia bëri me dije se trupi i viktimës u gjet në orën 09.00 në zonën e livadheve në Shkodër. 32-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur prej tre ditësh nga familja e tij.

Ai rezulton një person me precedemtë penal. Sipas "News 24", tre ditë më parë, Mustafa kishte marrë dy mesazhe në celular, në darkë për të dalë jashtë shtëpisë.

 

Të fundit