E-TJERA

"33 gjoba ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë"/ Kryetarja e ILDKPKI raporton në Kuvend bilancin e 2020-tës

"33 gjoba ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë"/

Kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Evgjeni Bashari, ka raportuar sot në Kuvend bilancin e institucionit që ajo drejton për vitin 2020.

Gjatë fjalës së saj Bashari tha se gjatë inspektimit të zyrtarëve të nivelit të lartë janë referua 72 raste në polici dhe janë vendosur 33 gjoba për to. 

Ajo tha më tej se ILDKPKI-ja ka administruar 3769 deklarata të subjekteve private gjatë vitit 2020, si dhe janë kontrolluar 238 kandidatë për në institucionet e reja të drejtësisë.

“Konkretisht, Inspektoriati i Lartë vijoi bashkëpunimin me organet e rivlerësimit kalimtar, me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale në mënyrë sa më efektive. U përmbyll me sukses procesi i dorëzimit të dokumentacionit të plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe për pjesën e mbetur të subjekteve të rivlerësimit pranë komisioneve të pavarura të kualifikimit dhe ONM-së. Gjithashtu, në përmbushje të rekomandimit, në drejtim të administrimit të deklaratave të pasurisë për subjektet kandidatë në pozicione të ndryshme të sistemit, kemi mbështetur emërimin e kandidatëve në këtë sistemit. Kemi përfunduar kontrollin e plotë për 238 kandidatë, përfshirë kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, kandidatë për drejtorë në Byronë e Lartë të Hetimit, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar si dhe magjistratë.

Aktet e kontrollit bashkë me dosjet janë dërguar pranë KED-së KLGJ-së dhe KLP-së. Inspektoriati i Lartë ka vijuar me zbatimin e tre ligjeve bazë për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, konfliktit të interesave, sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesëve.  Përgjatë vitit raportues janë administruar 3769 deklarata të interesave private, për të cilat u krye procesi i skanimit, kontrollit paraprak, si dhe kontrollit aritmetik dhe logjik mbi pasurinë. 762 subjekte u përfshinë në skemën e kontrollit të plotë dhe hetimit administrative dhe janë referuar pranë Prokurorisë, strukturave të Hetimit Tatimor, strukturave të Policisë 72 raste. Janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë”, tha Bashari.

Të fundit