Flash News

E-TJERA

33 urdhër-arreste për kontejnerët e anijes “Moliva”, mes tyre edhe kandidatja e PS-së për deputete

33 urdhër-arreste për kontejnerët e anijes “Moliva”,

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për eksportin e dyshuar të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme, të lidhura me kontejnerët e anijes “Moliva”. Mes personave ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie përfshihet edhe Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Burime nga hetimi bëjnë me dije se ndaj Skëndos është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të të njëjtit procedim penal që ka çuar në ndalimin dhe arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Kledina Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, e renditur e 34-ta në listën shumëemërore të Tiranës.

 

Të fundit