All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan, në kërkim nga policia

All - Paragraf - 1

37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan,

Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit këtë mëngjes.

All - Paragraf - 3

Ramis Mici është 37-vjeçari që i ka marrë jetën bashkëjetueses së tij, Etlira Elezi duke e goditur disa herë me thikë.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skenderbej” të qytetit, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi R.M., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”, njofton paraprakisht policia.

37-vjeçari, ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa Etlira Elezi kishte një vajzë nga martesa e saj e parë, të cilën e kishte ish-burri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit