Flash News

E-TJERA

38.400 doza të AstraZeneca në Shqipëri, pse shumë shtete e refuzuan

38.400 doza të AstraZeneca në Shqipëri, pse shumë shtete e

Kryeministri Edi Rama njoftoi se të premten mbërrijnë një sasi prej 38400 doza vaksinash të AstraZeneca-s.

Kjo sasi sipas kryeministrit do të fokusohet në vaksinimin e mësuesve në të gjithë vendin.

Vaksina e AstraZeneca po përdoret gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar, por disa shtetet anëtarë të Bashkimit Europian vijojnë ta limitojnë injektimin e saj vetëm nën moshën 65 vjeç.

Shumë shtete si Franca, Polonia dhe Suedia, Gjermania, apo edhe Kanadaja. Autoritetet kanë deklaruar se vaksina duhet të ketë përparësi për njerëzit nën moshën 65-vjeç, duke përmendur se ka të dhëna të pamjaftueshme të provave klinike për njerëzit e moshuar.

Qeveria e Polonisë ka vendosur një prag më të ulët, duke rekomanduar përdorimin e vaksinës tek njerëzit nën moshën 60-vjeç.

Një drejtim më të prerë ka marrë Zvicra e cila nuk është vend anëtar i BE, por ka vendosur që të refuzojë përkohësisht miratimin e vaksinës së  AstraZeneca.

Rregullatori Bashkimit Europian e ka aprovuar atë për përdorim tek të gjithë, por është në dorën e gjithësecilit shtet për të përcaktuar rregullat e tij.

Agjencia evropiane e barnave autorizoi përdorim e vaksinës AstraZeneca më 29 janar, duke vërejtur se shumica e pjesëmarrësve në studimet në të cilat bazoi rekomandimin e saj ishin midis 18 dhe 55 vjeç.

Të dhënat paraprake të provës klinike të fazës 3 të publikuar nga AstraZeneca zbuluan se vaksina është 76% efektive në parandalimin e COVID-19 pas një doze të vetme, duke u rritur në 82% pas një doze të dytë të administruar 12 javë ose më shumë.

Cili është efikasiteti i vaksinës?

Vaksina e Oxford/AstraZeneca ka 63.9 për qind efikasitet kundër sëmundjes COVID-19, sipas analizave preliminare, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka rekomanduar që kjo vaksinë të përdoret.

Kjo vaksinë administrohet me dy doza. OBSH-ja thotë se vaksina shfaq më shumë efikasitet kur intervali kohor nga doza e parë te doza e dytë është më i gjatë.

Vaksina e Universitetit të Oxford-it dhe kompanisë farmaceutike britanike, AstraZeneca rekomandohet të merret nga mosha 18 vjeçe dhe sipër.

Edhe para se të aprovohej vaksina e Astrazenecës, kishte rezerva për arsye të ndryshme. Njerëzit e vaksinuar tani raportojnë disa efekte anësore të rëndësishme. Në disa rajone në Suedi, vaksinat me AstraZenecan janë ndaluar për momentin. Një në katër persona të vaksinuar kishte raportuar probleme.

Edhe në disa qytete në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, njerëzit ankohen për probleme pas vaksinimit. Ministria e

Vaksina është miratuar nga Agjencia rregullative e Barnave dhe Produkteve Mjekësore e Mbretërisë së Bashkuar.

Konfuzioni rreth efikasitetit të vaksinës erdhi pasi në fund të nëntorit të vitit të kaluar, kompania farmaceutike AstraZeneca pranoi se disa njerëz gjatë provave klinike, aksidentalisht kishin marrë doza të ndryshme.

Ata që morën fillimisht gjysmë dozë të vaksinës, pasuar nga një dozë e plotë, kishin treguar se vaksina kishte efekt të mbrojtjes deri në 90 për qind, tha fillimisht kjo kompani. Ndërkaq, personat që kishin marrë dy doza të plota të vaksinës, ajo kishte ofruar vetëm 62 për qind mbrojtje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Megjithatë, Agjencia britanike e Barnave tha se rezultatet e personave që morën pjesë në studim dhe që iu administrua vetëm gjysmë dozë e vaksinës, nuk u morën parasysh gjatë analizave.

Variantet e reja të koronavirusit

Sipas të dhënave paraprake, sipas OBSH-së, vaksina AstraZeneca është më pak efektive ndaj variantit të shfaqur në Mbretëri të Bashkuar, që shoqërohet me uljen e prodhimit të antitrupave. Ndërkaq, analizat e bëra për variantin e Afrikës së Jugut tregojnë se vaksina e AstraZenecas është më pak efektive ndaj sëmundjes së moderuar dhe të butë dhe po ashtu është vërejtur edhe rënia e antitrupave.

Për dallim nga vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, që kërkojnë të ruhen në temperatura ultra të ulëta, vaksina e AstraZenecas mund të ruhet në frigoriferë normal në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius.  

Të fundit