Flash News

E-TJERA

4 sulme me tritol në vetëm pak javë, ç'po ndodh me sigurinë e jetës së uniformave blu

4 sulme me tritol në vetëm pak javë, ç'po ndodh me

Makina e një efektivi policie në Kavajë është hedhur në erë mbrëmjen e djeshme. Mjeti i përkiste inspektorit të Qarkullimit Rrugor në Kavajë, Lulëzim Muçës dhe ishte i parkuar në garazhin e pallatit.

Ky është rasti i katërt në më pak se një muaj, që punonjësit e policisë vendosen në shënjestër të sulmeve. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm material.

Rreth një javë më parë, oficerit të Policisë Gjyqësore të Shkodrës, Pëllumb Vukajt iu vendos tritol në banesë në fshatin Hot i Ri. Ai u shpreh se sulmi mund të lidhej me detyrën, ndërsa policia vijon hetimet.

Më herët një tjetër efektiv në Shkodër ishte në qendër të sulmit. Policit të patrullës në qytet, Ndrek Rrasës iu vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të tij në fshatin Hot i Ri dhe i dogjën furgonin të parkuar aty pranë. Autori ishte i maskuar si grua, ndërsa pista kryesore është sulmi për shkak të detyrës.

Edhe rasti tjetër ka ndodhur gjithashtu në Shkodër. Pak javë më parë makina në pronësi të efektivit Sokol Kroni u hodh në erë në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Rastet e përsëritura brenda një kohë shume të shkurtër tregon se masat nuk kanë rezultuar efektive dhe ngre alarmin për sigurinë e uniformave blu. Por gjithashtu nuk ka patur një prononcim apo lëvizje të bërë publike nga instancat e larta të policisë lidhur me këto ngjarje.

Të fundit