Flash News

E-TJERA

“41% e rrogës për bukë”, ish-drejtoresha e INSTAT: Shifra e saktë duhet të ishte 50%, shkak paga dhe çmimet e larta

“41% e rrogës për bukë”, ish-drejtoresha e INSTAT:

Raporti i Eurostat ka dalë në përfundimin se një familje tipike shqiptare shpenzon 41% të parave për ushqim.

Por, ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja e ftuar në emisionin “Log” në ABC deklaron se kjo statistikë nuk pasqyron shpenzimet reale pasi sipas saj ka një përqindje edhe më të lartë.

Sipas saj, shifra e saktë duhet të jetë 50%, ndërsa arsyet pse shqiptarët shpenzojnë kaq shumë për ushqime ajo thekson se janë çmimet e larta dhe të ardhurat e ulëta.

Ka qenë një përqindje e lartë edhe më parë.  Dua te bej nje korrigjim, kjo shifër duhet te jete shume me e larte. Shifra e saktë duhet te jetë te 50%, jo 41.6%. Sepse 90% e familjeve shqiptare kane nje page me te ulet. Per te kuptuar arsyen pse ndodh kam nxjerrë nga eurostati sa shpenzon nje individ në Shqipëri dhe rajon. Çmimet janë nje arsye. Çmimet e larta dhe te ardhurat e ulëta janë arsyeja që pse shqiptarët shpenzojnë kaq shumë për ushqime”, tha Nurja.

Të fundit