Flash News

E-TJERA

49 raste të reja me Covid dhe një viktimë në 24 orët e fundit, si është situata në spitale

49 raste të reja me Covid dhe një viktimë në 24 orët e

49 raste të reja, një viktimë dhe 983 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se rastet e reja pozitive me COVID-19 janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec. 

Ndërsa për viktimën e 24 orëve të fundit bëhet fjalë për një 71 vjeçar nga Berati, i cili nuk ka arritur ta fitojë dot betejën me virusin.

Në total prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 131,939 raste me COVID-19, prej të cilëve; 122,105 janë shëruar, 2,427 qytetarë kanë humbur jetën dhe 7,407 janë raste aktive. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (14 Maj 2021)
Raste të reja ditore 49
Të shëruar në 24 orë 983
Të shtruar në spitale 84
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,964

Testime totale 671,495
Raste pozitive 131,939
Raste të shëruara 122,105
Raste Aktive 7,407
Humbje jete 2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,905
Shkodër 266
Fier 179
Korçë 214
Gjirokastër 196
Durrës 117
Vlorë 147
Elbasan 116
Lezhë 101
Berat 82
Kukës 45
Dibër 39

Të fundit