All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

49-vjeçari tenton të hidhet nga ura e lumit Buna

All - Paragraf - 1

49-vjeçari tenton të hidhet nga ura e lumit Buna

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë në lumin Buna.

All - Paragraf - 3

Një 49-vjeçar tentoi të vetëhidhej nga ura e lumit Buna. Dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e tij në spitalin psikiatrik.

“Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor  gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.

Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua  ngjarja dhe 49-vjeçari V. N, u  shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor”, njofton policia.

Të fundit