Flash News

E-TJERA

"50 paund për votë", emigranti denoncon nga Britania e Madhe: Ka nisur blerja e votave për PS-në

"50 paund për votë", emigranti denoncon nga Britania e
Foto nga zyra e PS në Britani

Një emigrant në Britaninë e Madhe ka denoncuar blerjen e votave për PS-në.

Sipas një audio-përgjimi, një person kontaktohet në telefon dhe i ofrohet 50 paund në këmbim të votës për Edi Ramën.

‘Ma ka dhënë një shoku im këtë numër dhe na kanë ardhur disa fonde prej Shqipërie, çdo person që kemi për të bërë aplikimet e këto, ka për të dhënë votën, ka për të marrë 50 paund për njeri’, dëgjohet t’i thotë personi që kërkon vota për PS në këmbim të parave.

Biseda e plotë: 

-Ca bëre, si kalove?

-Mirë, ca bëre vëlla, si kalove ti?

-A u lodhe, u mërzite?

-Hic asgje.

-Ma ka dhënë një shoku im këtë numër dhe na kanë ardhur disa fonde prej Shqipërie, çdo person që kemi për të bërë aplikimet e këto, ka për të dhënë votën, ka për të marrë 50 paund për njeri.

-Çdo person ka 50 paund?

-Çdo person ka 50 paund.

-Për kë të votojë?

-Për Edvinin...Edi Ramën.

-Sorry, të kanë dhënë numrin gabim, më vjen keq.

-Gabim s’ma kanë dhënë, po qe i interesuar të jap tani adresën, shko fol me të live, nëse ke mundësi.

-Okej, faleminderit.

Të fundit