Flash News

E-TJERA

6 marsi/ Mustafaj: Ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës dhe Berishës

6 marsi/ Mustafaj: Ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj shprehet i bindur se ekzistojnë shanset për një bashkëpunim mes kryedemokratit Basha dhe ish kryeministrit Berisha.

“Rruga e bashkëpunimit ka shanse. Në diplomaci nuk ekziston e pamundura kur është fjala për marrëveshje bashkëpunim. Nëse futen në negociata mund të ndryshohen, në këtë kuptim duhet të prevalojë interesi për t’i fituar këto bashki. Refraktar shumë më i madh se Berisha, është Basha.

Nëse do t’i drejtoja një thirrje bashkëpunimi, do ia drejtoj Bashës. Nëse shkohet drejt njëri tjetrit të dyja palët të bëjnë lëshime. Ademi është me eksperiencë, u ka rezistuar presioneve të Ramës. Por s’e dimë që anëtarësia e PD kë do votojë si kandidate. Shkodra duhet rifituar nga demokratët në mënyrë të domosdoshme”, tha Mustafaj në ABC.

Ish-ministri nuk përjashton as një aleancë mes Berishës dhe LSI.

“Zoti Berisha dhe Meta kanë eksperiencë të rëndësishme bashkëpunimi elektoral. Basha si kryetar bashkie është zgjedh nga një koalicion i PD dhe LSI. Kjo eksperiencë e suksesshme bashkëpunimi mes PD, Berishës, LSI, Metës përbën një bazë që të ketë bashkëpunim intensiv. Sa do jetë i gatshëm duhet parë rast pas rasti”, shtoi ai.


 

Të fundit