Flash News

E-TJERA

"70% e prodhimit të domates do hidhet"/ Fermerët e Fierit në protestë, kërkojnë kompesim nga ministria

"70% e prodhimit të domates do hidhet"/ Fermerët e Fierit

Fermerët e disa fshatrave të Fierit kanë dalë në protestë lidhur me problematikën e farave të domates. Ata thonë se kjo farë ka dalë problematike dhe se produkti nuk mund të tregtohet sepse është i dëmshëm.

Në këto kushte ata kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të kompesojë një pjesë të dëmit ekonomik, që sipas tyre është i lartë.

Fermerët janë shprehur se ata mbajnë familjen me të ardhurat nga bujqësia dhe se kjo situatë i ka shqetësuar shumë. Ata kanë bërë me dije se rreth 70% e domateve të mbjellura janë me farën ozgan dhe se do të hidhen poshtë.

Në pankartat e tyre shkruhej: “Zonja ministre paguhesh me taksat tona, nuk paguhesh për të bërë ozganin”, “Në AZHBR nuk na plotësojnë kushtet, në ministri nuk dimë të punojmë”.

Të fundit