Flash News

E-TJERA

70 vjetori i vrasjes së 22 intelektualëve, Meta: Masakër e llahtarshme, më 25 prill do të triumfojë demokracia

70 vjetori i vrasjes së 22 intelektualëve, Meta: Masakër e
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për 70 vjetorin e vrasjes së 22 intelektualëve, të cilët u ekzekutuan për akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë.

"Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen", shkruan Meta në Facebook.

Kreu i Shtetit shton se 'masakra' e 26 shkurtit të vitit 1951 na kujton se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Presidenti sjell në vëmëndje shprehjen se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”, ndërsa shpreh bindjen se 25 prilli do të jetë dita e triumfit të demokracisë.

70 vjetori i vrasjes së 22 intelektualëve, Meta: Masakër e

Të fundit