Flash News

E-TJERA

8 gola në finalen e Superkupës gjermane, Bayern e nis me trofe sezonin e ri

8 gola në finalen e Superkupës gjermane, Bayern e nis me trofe sezonin

Bayern Munich e ka nisur me trofe sezonin e ri, duke fituar Superkupën e Gjermanisë. Bavarezët mëposhtën në finale Lajpcigun, fitues në fuqi i Kupës së Gjermanisë, me rezultatin 5-3 në një ndeshje spektakolare.

Bayern e nisi takimin me shumë vrull, duke kaluar në avantazh që në minutën e 14 me Musiala dhe duke bërë gjithçka më të thjeshtë përballë rivalëve të tyre.

Ndërkohë Manesë iu deshën 31 minuta për të gjentur golin e parë zyrtar me Bajernin, duke dyfishuar shifrat ndërsa Pavard shënoi edhe të tretin para fundit të pjesës së parë.

Halstenberg shkurtoi diferencën në minutën e 57, por ishte radha e Gnabrit të tundte rrjetën për kampionët e Gjermanisë. Megjithatë, Lajpcig nuk u dorëzua dhe arriti të shënonte përsëri me Nkunku dhe Olmo për ti bërë minutat e fundit më entuziazmues.

Ishte Leroi Sane, ai i cili vendosi vulën në këtë ndeshje me golin e tij në minutën e 8 shtesë, duke vulosur suksesin 5-3 të bavarezëve dhe duke siguruar Superkupën numër 10 në historinë e klubit.

 

Të fundit