Flash News

E-TJERA

"A do ta pimë çajin bashkë?", Leskaj flet për humbjen e bashkëshortit: Kam dy pengje, isha dhe unë me djalin sëmurë

"A do ta pimë çajin bashkë?", Leskaj flet për
Valentina Leskaj

Ish-deputetja e PS, Valentina Leskaj ka folur për humbjen e bashkëshortit të saj nga Covid-19, disa muaj më parë. Ajo ka treguar se ajo periudhë ishte e vështirë për të, pasi ishte edhe vet së bashku me djalin e prekur nga koronavirusi.

Leskaj tha në "Kjo javë" se i kishte shumë "borxhe" bashkëshortit, pasi edhe pse ishte shkëputur nga politika vijontë të ishte e angazhuar dhe nuk kishte shumë kohë të lirë për të kaluar me të. Ajo shtoi se i ka mbetur peng, fakti që nuk ka ndarë më shumë kohë me bashkëshortin e saj.

Një ndër arsyet që ka ndikuar në këtë është edhe shkrimi i librit  “Politika si ide”, që Leskajt i ka marrë gjithë kohën. Ajo tregoi momentet kur bashkëshorti e ftonte për një çaj dhe Leskaj e kishte të pamundur të shkëputej nga puna.

Kjo e fundit tregoi se bashkëshorti ka qenë krahu i saj i djathtë dhe se e ka mbështetur në çdo hap, edhe në vendimet për të hyrë dhe për tu shkëputur nga politika.

"Po, por kam dy pengje që mi ka lënë kjo periudhë. Pasi u shkëputa nga politika kisha menduar që t’i lija më shumë kohë familjes, bashkëshortit, fëmijëve, nipërve dhe mbesës. Më kanë munguar dhe ju kam munguar. Edhe në raport me bashkëshortin tim kisha shumë borxhe. Pasi mbarova nga politika kam pasur edhe disa angazhime të tjera edhe ndërkombëtare.

Është një çështje që më motivon çështja e rritjes së elektrizimit në të gjithë botën. Mendoja se pasi të mbaroja librin, do kisha më shumë kohë. S’ka kisha dhënë asnjërit librin në këtë proces. Bashkëshorti më hapte derën e studios dhe më thoshte: 'Vali si po të ecën, a do ta pimë çajin bashkë?!' Unë i thoja, ja dhe pak. Kur mbarova doja që ta lexonte.

Ka qenë periudhë shumë e vështirë, pasi isha dhe vetë e sëmurë me COVID. Edhe djali im. Ishte shumë e vështirë, nuk mund të them se e kam kapërcyer akoma. Nuk është e lehtë. Kur mendon se kjo është pjesë e jetës, duhet të vazhdojmë para. Ke pengun, se gjithmonë do e kesh. Mua më ka ngelur një peng i madh që të kishte pak më shumë kohë që edhe të diskutonim bashkë", tha Leskaj.

Të fundit