Flash News

E-TJERA

A do ta pranonte kandidimin për Bashkinë e Tiranës? Si përgjigjet Bogdani

A do ta pranonte kandidimin për Bashkinë e Tiranës? Si

Ish-deputeti Gert Bogdani e sheh kandidimin për Bashkinë e Tiranës si nj sfidë të vështirë, por jo të pamundur.

I ftuar në studion e RTV Ora, Bogdani u pyet nëse do të pranonte propozimin e PD-së për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Bogdani u shpreh se nuk do t’i thoshte jo një sfide të tillë, teksa tha se nuk është keq të bësh pallate, por se duhet të ecet me një plan konkret, ku kryeqyteti të bëhet i jetueshëm për banorët e vet.

“Nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte një gjë të tillë dhe baza do ta mbështeste, unë patjetër që nuk do t’i them jo një sfide, sado të vështira që kanë qenë. Do të ishte një sfidë e vështirë, duke parë edhe situatën aktuale, por nuk është e pamundur. Tirana ka ende mundësi që të bëhet një qytet i jetueshëm për banorët e vet. Nuk është gjë e keqe të bësh pallate, por është ideja ta bësh me një plan konkret. Bulevardin e kanë bërë këtu e 80 vite para me 10 korsi, ndërsa sot bëhen rrugët e ngushta, se duan të bëjnë pallate”, tha Bogdani.

 

Të fundit