Flash News

E-TJERA

A do të lirohet Zani Çaushi? Avokati: Nëse ka përllogaritje të saktë ai përmbush afatin për dalë me kusht

A do të lirohet Zani Çaushi? Avokati: Nëse ka
Zani Caushi

Gjykata e Korçës ka shtyrë seancën gjyqësore për përllogaritjen e viteve të burgut për Zani Caushin. Shtyrja u bë me pretekstin për të administruar të gjithë dosjen e tij për vitet e vuajtjes së dënimit.

Avokati i Caushit theksoi se në seancën tjetër do të shihen të gjitha vendimet penale të dhëna ndaj klientit të tij për të bërë një përllogaritje e saktë. “Nëse ka përllogaritje të saktë ai përmbush afatin për lirim me kusht”, theksoi Arben Lena.

Drejtoria e burgut ajo që do të depozitojë dosjen në Gykatë.

“Kemi një dosje komplekse. Me të drejtë gjykata vendosi të administrohet e gjithë dosja  me të gjitha aktet. Duke u administruar kjo dosje në gjykatë atëherë do kemi një ide më të qartë për dosjen e Çaushit. Dmth do kemi një panoramë të pastër të mënyrave si janë marrë vendimet penale. Kemi dy vendime penale. Është një parim i përgjithshëm, i lirisë së individit është themeli bazë. Shteti ka gjykatën prokurorinë policinë dhe gjyqet. Individit nk duhet ti cënohet e drejta.

Nuk kemi përcaktim ku janë shkelur të drejtat. Para disa vitesh institucionet nuk kanë qenë kaq mirë sa janë tani. Lirimi është shumë shpejt ta diskutojmë tani. Duhet të kemi një llogaritje të sakte të vuajtjes së denimit. Nuk kemi të percaktuar juridikisht që ai ka vuajtur dënimin. Kemi kërkuar gjykatës të llogaritet saktë që në dt 27.07.1997. Nëse është e saktë ai e ka përmbushur vuajtjen e dënimit dhe ka të drejtë të kërkojë lirimin”, është shprehur avokati Lena.

Të fundit