Flash News

E-TJERA

A do t'i shtynte zgjedhjet e pjesshme vendore nëse ia kërkonte Basha? Meta: Nuk detyroj askënd të marrë pjesë

A do t'i shtynte zgjedhjet e pjesshme vendore nëse ia kërkonte

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do të ketë asnjë konsultim me partitë politike për datën e zgjedhjeve vendore të pjesshme.

I pyetur lidhur se a do ta shtynte datën, nëse ia kërkonte Lulzim Basha si në vitin 2019, Meta tha se nuk detyron askënd të hyjë në zgjedhje.

Kreu i Shtetit tha se nuk është penduar që shtyhu zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa bëri me dije se në këtë proces do të përmbushë vetëm detyrat e tij.

"Nuk dua të hyj në polemika të panevojshme. Edhe njëherë jam mëse i bindur që kam bërë një akt patriotik mbi të gjitha, që kam anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe që kam shmangur një konfrontim të programuar qartë prej kohësh midis demokratëve dhe opozitarëve me socialistët duke dhënë jo vetëm mundësi për një zgjidhje gjithëpërfshirëse që u minua nga të dyja palët.

Ju e shikoni çfarë ndodhi më 8 janar brenda vetë demokratëve, megjithëse s’kishte vetëm demokratë atje. Nuk ka nevojë të kemi konsultim. Presidenti s’ka nevojë të ketë konsultim me askënd, sepse s’kemi zgjedhje të përgjithshme vendore. Nëse do të veproja më përpara unë do të legjitimoja si kushtetuese gjoja zgjedhjet e 30 qershorit, që ishin antikueshtuese. Unë përmbush detyrimin tim, të tjerët të përmbushin detyrimin e tyre, nuk imponoj askënd. Është demokraci dhe le të zgjedhin kandidatët më të mirë", tha Meta.

 

Të fundit