Flash News

E-TJERA

A do ulni palët në një tryezë për Kodin Zgjedhor? Përgjigjet Meta: Detyra e vetme është respektimi i 5 qershorit

A do ulni palët në një tryezë për Kodin Zgjedhor?
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta e ka përjashtuar mundësitë për uljen edhe njëherë të palëve politike për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas Presidentit, detyra e vetme e tyre është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

"Meta nuk ka çfarë takimi të zhvillojë se marrëveshja është firmosur më 5 qershor dhe ka një detyrë të gjithë, duhet ta respektojmë, dhe unë po e respektoj duke kërkuar reflektim. Se si do të reagojë mazhranca apo kuvendi një partiak është punë e tyre, presidenti do të votojë gjithnjë në lartësinë e detyrës. Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri", tha Meta.

Të fundit