Flash News

E-TJERA

A duhet ta japë dorëheqjen Ardi Veliu? Si përgjigjet Sandër Lleshaj pas largimit

A duhet ta japë dorëheqjen Ardi Veliu? Si përgjigjet Sandër
Ardi Veliu dhe Sander Lleshaj

Sandër Lleshaj, pas dorëheqjes si ministër i punëve të Brendshme ka komentuar kërkesën e protestuesve të nisur në rrjetet sociale për largimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu. Lleshaj, i ftuar në Spotlight në Vizion Plus, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për dorëheqjen e drejtuesve të Policisë. Sipas tij, faji është individual.

“Për akte morale, dorëheqjeje ka nevojë sa të duash. Janë ata që janë debitor ndaj publikut shqiptar për aktet e kryera gjatë karrierës së tyre politike.

Sa i përket strukturës së Policisë së Shtetit nuk ka asnjë vend për dorëheqje. Struktura e Policisë së Shtetit është e administratës shtetërore dhe në thelb nuk funksionon dorëheqja. Njerëzit atje emërohen, shkarkohen”, tha Lleshaj.

“Në qoftë se Veliu kërkon të japë dorëheqjen, nuk i lejohet?”, e pyet moderatori Dudushi.

“ Nuk është praktikë e administratës. Sigurisht, që nuk mbajmë njerëz me zor në detyrë, gjithsesi unë nuk shoh asnjë nevojë dorëheqjeje të strukturave të Policisë, për arsye se Policia shqiptare sot përfaqëson institucionin më të besuar nga qytetarët e këtij vendi dhe ky nuk është vlerësimi joni, por i funditi para 2-3 ditësh i programit suedez”, tha Lleshaj.

Të fundit