Flash News

E-TJERA

A është diskutuar gjatë dialogut shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi? Sqaron Grenell

A është diskutuar gjatë dialogut shkëmbimi i territoreve

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Grenell mohoi se gjatë dialogut mes dy vendeve të jetë hedhur ideja për shkëmbim territoresh.

Sipas tij, ky propozim do të ishte e papranueshme për SHBA.

Së pari, dua të qartësoj se nuk jam më pjesë e qeverisë së SHBA-së, ndodhem këtu thjesht si vëzhgues dhe jam në përpjekje për të arritur implementimin e marrëveshjeve ekonomike, duke investuar paratë e sektorit privat për fuqizimin e rajonit, ky është roli im. Për sa i përket negociatave, këtë e dëgjoj shpesh, prandaj dua të tregohem transparent. Kurrë nuk kam dëgjuar njeri që të përmendë shkëmbimin e territoreve në praninë time.

Ishte e papranueshme si për mua, ashtu edhe për presidentin Trump. E di që ka mjaft akuza, por nuk di të them nëse është e vërtetë. Ajo që di është se Donald Trump nuk ka qenë kurrë pro shkëmbimit të territorit. Kjo çështje s’i është parashtruar atij.”-tha Grenell.

 

Të fundit