Flash News

E-TJERA

A është Ilir Meta feminist? Kryemadhi: E lë të lirë, seksi është eksperiencë

A është Ilir Meta feminist? Kryemadhi: E lë të lirë,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur hapur për marrëdhëniet e saj më bashkëshortin Ilir Meta, presidentin e republikës.

Në një interviste për “Top Albania Radio”, Kryemadhi u pyet nëse është xheloze për femrat e shumta në zyrën e Ilir Metës. Ajo la të kuptojë se nuk e ka problem pasi sipas saj seksi është thjeshtë eksperiencë.

Pjesw nga intervista:

Monika: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat.

Paloma: Domethënë… ti e lejon?

Monika: Po sigurisht… pse jo?!

Paloma: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë?

Monika: Pse çfarë do bëjë në zyrë?

Paloma: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin…

Monika: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër…

Paloma: Po në hotel nuk do ta kapim!

Monika: Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme.

Paloma: Bravooo Mona!

Gjithashtu ajo e mbyll këtë diskutim duke përmendur se seksi nuk është dashuri. Dashuria është shumë më e fortë se seksi, shumë më e fortë se pushteti dhe është shumë më e fortë se paraja.

  

Të fundit